Manifestuesit e PD në spital
Që nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditë në “Spitalin Universitar Nënë Tereza” janë paraqitur sipas policisë 50 persona për mjekim.
Rezulton se të gjithë ata ishin pjesëmarrës në fushatën hapëse të Partisë Demokratike, në mbrëmjen e së shtunës dhe që të gjithë kanë paraqitur të njëjtën problematike kruajtje dhe djegie të syve.
Pasi kanë marrë mjekimin, disa nga pacientët janë larguar, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor.
Ende nuk dihet se cili është shkaku që çoi me dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike në spital disa orë pasi fushata hapëse ishte mbyllur.
Mjekët u kanë marrë pacientëve kampionet e gjakut për të kryer analizat e mëtejshme dhe për të dalë në një rezultat përfundimtar.
Në orët e mëngjesit, pacientët janë vizituar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha./ TV KLAN
***
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm në QSUT, janë paraqitur për ndihme mjekësore rreth 50 persona me simptoma të ngjashme, kryesisht djegie në sy dhe skuqje lëkure në pjesët e sipërme të trupit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur në orën 19:00 të datës 27 maj, zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Pasi janë mjekuar, të gjithë personat janë larguar për në banesat e tyre, veç tre prej tyre që kanë patur më tepër shqetësime po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital./ tvklan.al