Rreth 60% e italianëve votuan në referendum, rezultati…


Rreth 60% e italianëve votuan në referendum, rezultati…

23:06 04/12/2016

Exit poll -et e para sugjerojnë se italianët i kanë thënë “Jo” propozimeve të Kryeministrit Matteo Renzi.

Rreth 60% e popullsisë italiane ka votuar në referendumin e të dielës të thërritur nga Kryeministri italian, mbi reduktimin e përfaqësuesve të Senatit nga 315 në 100.

Qendrat e votimit u mbyllën zyrtarisht në orën 23.00 të mbrëmjes ndërsa pritet që rezultatet e votimeve të publikohen në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Me shumë gjasa, Kryeministri Matteo Renzi do të largohet nga pushteti, të paktën kështu sugjerojnë sondazhet e deri tanishme, sipas të cilave italianët do t’i thonë “Jo” zgjerimit të pushtetit të Kryeministrit aktual.

Mes rajoneve ku është votuar, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Emilia Romagna e Veneto, ku gati 66% e popullsisë aty ka thënë fjalën e saj në referendum.

Sakaq mediat italiane bëjnë me dije, se Kryeministri Renzi do të dalë në një konferencë për shtyp rreth mesnatës nga pallati GHIGI.

Në qoftë se italianët do t’i thonë “Jo” Kryeministrit, atëherë partitë si Lëvizja Pesë Yjet e Beppe Grillos apo e djathta e Ligës së Veriut do të marrin një hov në zhvillimet politike, çka mund të bëjë që Grillo të thërrasë një refenderum mbi daljen e Italisë nga euro.

Tv Klan






Të ngjashme