Rreth botës brenda një ore shumë shpejt realitet
Elon Musk, një ndër biznesmenët më të suksesshëm të botës në fushën e makinave dhe të anijeve hapësinore ka bërë të ditura planet për ndërtimin e një anije kozmike, e cila sipas tij do të bëjë të mundur që kompania që ai zotëron, SpaceX, të kolonizojë Marsin, të ndërtojë një bazë në Hënë dhe të krijojë kushtet që njerëzit të udhëtojnë përreth botës brenda një ore.
Emri i anijes është BFR (Big Fucking Rocket) dhe Musk shpreson që ta lëshojë për herë të parë në vitin 2022 dhe pastaj në vitin 2024 të bëjë katër fluturime drejt Marsit. Ideja për krijimin e një anijeje të tillë është hedhur që vitin e kaluar nga afrikano-jugori, por nuk arriti të gjente mundësinë si ta financonte projektin. Por, në një kongres në lidhje me astronautikën në Adelaide të Australisë, që u zhvillua këtë të premte, Musk tha që e kishte gjetur mënyrën se si të paguante për projektin. Sipas Musk, BFR do të jetë në gjendje që të qëndrojë në hapësirë dhe gradualisht do të jetë në gjendje që t’i plotësojë vetë misionet e saj, pa patur nevojë për furnizim nga anije të vogla kozmike që nisen nga Toka siç ndodh me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. [caption id="attachment_317487" align="aligncenter" width="848"] Elon Musk[/caption] Këto anije do të kenë koston e karburanti shumë të ulët gjë që do të ulë shpenzimet e fluturimeve gjithashtu. Puna për të ndërtuar sistemin ka nisur ndërsa vitin tjetër pritet të nisë ndërtimi i anijes së parë. Në këtë mënyrë njerëzit do të mundën të udhëtojnë përreth botës brenda një ore duke shkurtuar jashtëzakonisht distancat. Kostoja e fluturimit në një nga këto anije do të jetë e njëjta me atë që përdoret në fluturimet e zakonshme. Në vitin 2024 Musk kërkon që të lëshohen katër anije drejt Marsit, dy prej të cilave do të drejtohen nga ekipe autronautësh. Në këtë fazë do të jetë e rëndësishme ndërtimi i një impianti në Mars pasi do të bëjë të mundur krijimin e karburantit që do të përdoret për udhëtimin gjatë kthimit prej planetit të kuq. Për një udhëtim në Mars do të jetë e mundur që brenda anijes të udhëtojnë rreth 100 persona në 40 kabina. Por, sipas Musk, sapo të ndërtohet anija, ajo mund të përdoret edhe për udhëtimet brenda në Tokë./tvklan.al