Rrethimi i tokës së paligjshme tek shkolla “4 Dëshmorët” në Tiranë – (18 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo sipërfaqe e rrethuar është kthyer në pronë private, pasi i është vjedhur territorit të shkollës “4 Dëshmorët”, në kryeqytet. Hapësira e rrethuar do të shfrytëzohet nga pronari për ndërtim. Si kjo sipërfaqe e privatizuar në kryeqytet ka shumë, të cilat janë në kundërshtim me ligjet që përcaktojnë hapësirat për shkollat publike.
Për këtë arsye, Ministria e Punëve Publike, ka urdhëruar së fundi policinë ndërtimore, që në këto ambiente të ndalohen punimet. Brenda fundit të muajit, në të gjitha territoret e shkollave në të gjithë vendin ku kryen punime, do të verifikohen të gjitha dokumentet, duke parashikuar këtu edhe sanksione./tvklan.al