Rrezik në Lushnje – Rrogozhinë
Dhe pse policia ndërhyn për të larguar ambulatorët nga rruga, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë shitësit dhe blerësit vazhdojnë punën e tyre. Ata rrezikojnë jetën për të shitur patatet apo karrotat, kurse blerësit ndalojnë sa herë t’u jepet mundësia.
I duhet të shesë patatet në thes dhe nuk e shikon rrezikun. Pamjet janë xhiruar në Gosë të Rrogozhinës, në anë të autostradës.
Drejtuesit e mjeteve ndalojnë për të blerë patate me shumicë. Blerësi qëndron në njërën anë të korsisë së rrugës Rrogozhinë – Kavajë. Shitësi në krahun e kundërt pasi merr porosinë kalon mes për mes trafikndarëses për të dorëzuar mallin dhe të marrë paratë. Kështu vepron nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Mbrojtëset në dy anët e autostradës nuk i pengojnë tregtarët ambulantë të vazhdojnë shitjet. Nga Bishti i Zhurit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, në Gosë, e deri në Kavajë rruga është e mbushur nga të dy anët me tezga frutash e perime.
Policia herë pas here ndërhyn. Ky djalë thotë se është paralajmëruar për t’iu larguar shitjes në rrugë. Në jug të vendit kjo lloj tregtie ushtrohet edhe në autostradën Lushnnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Tv Klan