Rrezik real për një përplasje të armatosur në Siri
Shtohet rreziku i një përplasjeje të armatosur në Siri. Duket real dhe i rëndë një konflikt i armatosur mes ushtrisë turke dhe forcave zyrtare siriane. Në zonën kufitare të Afrin, rajon me maxhorancë kurde, rreziku serioz paraqitet pas lajmit se forcat e Damascut po drejtohen në këtë zonë dhe brenda pak orësh do të jenë aty. Ndërkohë ushtarakët turq nga ana tjetër, bëjnë të ditur nëpërmjet autoriteteve të tyre se, janë gati të përballen.
Tv shtetëror sirian bën të ditur se është bërë një marrëveshje mes qeverisë siriane dhe milicive kurde për kontrollin e përbashkët të zonës.
Për Damascun zona e sulmuar nga turqit është pjesë e vendit dhe Siria nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë centimetër territor. Nga ana tjetër edhe focat ushtarake turke po I afrohen zonës kufitare të Afrin. Ankaraja ka reaguar ashpër duke e konsideruar të papranueshme afrimin e forcave qeveritare siriane, pasi konsiderojnë si terroristë, kurdët e zonës që bashkëpunojnë me Assad.
Sipas kreut të diplomacisë turke, duhet kuptuar përse Assad do të hyjë në Afrin nëse do të luftojë terroristët atëherë Turqia s’ka asnjë problem por nëse do të mbrojë këta terroristë atëherë askush nuk mund të ndalë ushtrinë turke.
Klan Plus