Rrezikohet midhja në liqenin e Butrintit


Rrezikohet midhja në liqenin e Butrintit

15:52 01/02/2014 PANARITIMinistria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit ngrejnë alarmin për shkeljet që po bëhen në standardet ekologjike dhe në prishjen e ekulibrave natyrorë. Në një konferencë me temë “Ligatinat dhe bujqësia, partnerë në zhvillim, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se vetëm vitin e kaluar në liqenin e Butrintit janë zhdukur 30 % të species së midhjës.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se po përgatitet startegjia e menaxhimit të ujrave në mënyrë që pasuritë natyrore të vendit të përdoren në mënyrë efiçente pa i dëmtuar ato.

Konferenca u realizua me rastin e ditës botërore të Ligatinave të cilat janë kryesisht zona kënetore me një sasi të vogël uji. Sipas të dhënave nga Minstria e Mjedisit, Shqiperia ka një rrjet ligatinor që  shtrihet në të gjithë vendim dhe që mbart 70 përqind të biodiversitetit.

 

 





Të ngjashme