Rrezikohet të mbyllet Qëndra e Informacionit Shkencor dhe Teknik (21 tetor 1998)
Rrezikohet të mbyllet Qëndra e Informacionit Shkencor dhe Teknik. Urdhri i Ministrisë së Arsimit ka shkurtuar 2/3 e buxhetit të pagave por pa përcaktuar se cilët specialistë do të shkarkohen nga detyra. Shefi i sektorit të përpunimit informatik Hydai Myftiu ka thënë se është e pamundur që kjo qëndër të mbahet me shtatë punonjës. Ai ka shtuar se i ka kërkuar Ministrisë që ta ndjekë më afër këtë problem. E themeluar që në vitin 1981 me Vendim të Këshillit të Ministrave të asaj kohe, Qëndra e Informacionit Teknik e Shkencor është rritur dalëngadalë duke mbledhur rreth vetes specialistë të kësaj fushe të cilët me parë numëroheshin mbi 60 persona të punësuar. Gjatë qeverisjes së Meksit , kjo Qëndër kaloi në vartësinë e Komitetit të Shkencave dhe Teknologjisë.
Pamje nga INSTAT, pamje nga Qëndra e Informacionit, shefi Hydai Myftiu intervistë./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe