Rreziku bërthamor, mblidhet Senati Amerikan
Në një lëvizje të pazakontë, i gjithë Senati Amerikan është thërritur nga Shtëpia e Bardhë për një mbledhje mbi Korenë e Veriut.
Shqetësimi mbi raketat dhe tekstet bërthmore të Koresë po vjen gjithnjë e në rritje në Washington, ashtu sikurse kërcënimi ndaj fqinjëve të gadishullit dhe SHBA -së.
Mbledhja, në të cilën marrin pjesë rreth 100 senatorë, mes tyre edhe Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretari i Mbrotjes James Mattis, do të mbahet të mërkurën.
Kina, aleati kryesor i Koresë së Veriut ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Thirrja e Kinës erdhi nëpërmjet një bisede telefonike mes Presidentit Xi Jingping dhe Presidentit Donald Trump, gjatë ditës së diel.
Xi i bëri thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtur dhe të evitojnë veprime që do të rrisnin tensionet.
Nga ana e tij Trump tha se ”sjellja agresive” e Koresë e Veriut po destabilizonte gadishullin korean.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë marrin pjesë rregullisht në mbledhje për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare, por është e pazakontë që i gjithë Senati të shkojë në Shtëpinë e Bardhë./tvklan.al