Rreziku i helmeve nga perimet – (12 Prill 2000)


Rreziku i helmeve nga perimet – (12 Prill 2000)

18:30 12/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Perimet e spërkatura me helm rrezik epidemish. Tani kur stina e ngrohtë po afron dhe në treg sapo kanë dalë perime të prodhuara në vend janë shfaqur rastet e para të gastrointeriteve dhe intoksikacioneve. Sipas mjekëve specialist të poliklinikave dhe qëndrës spitalore në Elbasan çdo vit paraqiten rastet e gastrointeriteve si pasojë e konsumit të perimeve të spërkatura me helme të forta bujqësore.

Pakujdesia në raste të tilla rrezikon seriozisht jeën e njeriut, më keq e kanë fëmijët dhe të moshuarit. Pacientët paraqesin të vjella, diare, temperaturë, këputje dhe dehidratim. Disa prej helmeve që përdoren për spërkatjen e perimeve kanë vetinë të akumulohen në organizëm dhe të japin simptoma kronike.

Një kontroll më i rrept i perimeve të nxjerra në treg nga organizmat përgjegjëse ndoshta do të parandalinte disi rrezikun e intoksikacioneve elementare të shfaqura nga helmet e përdorura deri tani, kur tregu mbulohet nga perime të prodhuara në vend, ku kontroll bëhet i domosdoshëm./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme