Rreziku i sëmundjeve të verës – (6 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Me afrimin e stinës së nxehtë në vendin tonë përvit rritet edhe rreziku i sëmundjeve infektive dhe epidemive. Në vitet e fundit shqipëria ka provuar kolerën, tifon, ndërsa verdhëza është bashkëudhëtare si në dimër ashtu edhe në verë. Sipas specialistëve shkaktarët kryesor të këtyre sëmundjeve janë plehrat, ujrat e zeza, përzierja e ujrave të zeza me ato të pijshme.
Këto epidemie përhapen edhe më pas përmes ushqimeve që shiten në këto kushte. Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik Fejzi Hizmo paralajmëron.
Fejzi Hizmo:- “Shërbimi i higjenës dhe epidemiologjisë në rrethe duhet tani të ketë parasysh dhe të marrë masat, që furnizimi me ujë i popullsisë të jetë brenda normave të caktuara, që ai të marrë një ujë higjenikisht të pastër. Një moment tjetër i rëndësishëm që duhet të kenë parasysh këto organe është që të rrisin eficensën ose kontrollin, në vendin e prodhimit, transportimin dhe të shitjes së produkteve ushqimore. Moment shumë i rëndësishëm është se në këtë stinë duhet që vendet e grumbullimit të plehrave të disinfektohen sipas rregullave nga bashkia”.
Pra edhe sivjet lufta ndaj epidemive përqëndrohet në parandalimin e tyre, për pjesën tjetër mendon perëndia./tvklan.al