Rreziku për zjarre në Shqipëri, IGJEUM: I ulët


Rreziku për zjarre në Shqipëri, IGJEUM: I ulët

14:01 24/07/2018

Risku që Shqipëria të përfshihet nga zjarret këto ditë konsiderohet i ulët. Kjo sipas hartës së publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në qarqet Fier dhe Vlorë pasi në pjesën tjetër specialistët e përjashtojnë rrezikun e flakëve.

Të mërkurën Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të lehtë të rrezikut në pjesën perëndimore të vendit. Risku i ulët favorizohet edhe nga kushtet e motit ku në pjesën më të madhe të vendit kanë dominuar vranësirat dhe reshjet, ndërsa temperaturat pësuan rënie të menjëhershme./abcnews.al






Të ngjashme