Rreziku që i kanoset Tokës nga Dielli


Rreziku që i kanoset Tokës nga Dielli

17:45 20/09/2016

Mënyrat që Toka mund të shkatërrohet, janë të shumta. Planeti ynë mund të përplaset me një planet tjetër, të “gëlltitet” nga një vrimë e zezë ose të goditet nga asteroidët.

Jillian Scudder, një astrofizikan në universitetin e Sussex, tha se dita kur Toka të shkatërrohet nga Dielli s’është e largët.

Rritja e temperaturave me 10% çdo miliardë vite, do të thotë se 3.5 miliardë vite nga sot, Dielli do shndrrijë 40% më shumë. Kjo do të çojë në ngrohjen e oqeaneve të Tokës, shtrirjen e akullnajave dhe avullimin e të gjithë lagështisë nga atmosfera.

Parashikimet tregojnë se planeti ynë do bëhet i nxehtë, joproduktiv dhe i thatë si Venusi./tvklan.al






Të ngjashme