Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike në natën e Vitit të Ri


Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike në natën e Vitit të Ri

16:15 31/12/2016

Doktorët kanë paralajmëruar për rrezikun që vjen nga konsumi i shpeshtë i pijeve energjike, sidomos natën e Vitit të Ri ku adoleshentet nuk tregohen aspak të kujdesshëm.

Një burrë në moshë të mesme i cili konsumonte 4-5 pije energjike çdo ditë, u shtrua në spital me probleme të rënda në mëlçi.

Ai kishte treguar gjithashtu dhe shenja anoreksie, të vjella të shumta, marrje mendsh dhe dhembje shpine, pasi i kishte konsumuar pijet energjike që të mund të kishte performancë më të mirë në punë.

Si fillim, burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mendoi se këto ishin simptoma të zakonshme të gripit, por u alarmua me të vërtetë pasi lëkura filloi t’i zverdhej duke e çuar në sëmundjen e hepatitit, një sëmundje e mëlçisë./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme