Rreziku që vjen nga kufjet
Një grup shkencëtarësh në Izrael kanë vendosur që të provojnë se kufjet mund të përdoren për të përgjuar njerëzit.
Sipas portalit mbi teknologjinë
Wired
, një grup ekspertësh nga Universiteti Ben Gurion realizuan se hakerat mund të gjejnë një mënyrë për të hyrë në një kompjuter, për të bërë regjistrime audio, madje edhe kur mikrofonët e pajisjes janë hequr apo çaktivizuar.
Për të riaktivizuar mikrofonët në kufjet për t’i përdorur këto të fundit si mikrofonë, u përdorën viruse eksperimentale dhe shkencëtarët e realizuan eksperimentin e tyre duke konvertuar vibrimet e ajrit në sinjale elektromanjetike, për të kapur audio nëpër dhomë.
“Njerëzve nuk u shkon ndërmend se mund të ketë rrezik përgjimi nga kufjet. Edhe nëse e heq mikrofonin e kompjuterit, nëse përdorni kufje ekziston rreziku që t’ju regjistrojnë”,
shprehet Morderchai Guri që drejtoi punën kërkimore.
Duke qenë se çipët
RealTek
janë të zakonshëm, një sulm i tillë hipotetikisht do të punonte në çdo kompjuter desktop, Windows apo Mac, ashtu sikurse tek laptop –ët./tvklan.al