Rreziku që vjen nga përroi i lumit të Zaranikës (4 Tetor 2000)


Rreziku që vjen nga përroi i lumit të Zaranikës (4 Tetor 2000)

15:03 04/10/2000

Përroi i lumit të Zaranikës edhe këtë dimër kërcënon banorët e Elbasanit. Ardhja e stinës me shira tashmë e bën të pamundur vazhdimin e punimeve në vendin ku ujërat e rrëmbyer të përroit kanë shembur argjinaturat bazale dhe anësore . Më e keqja është se rrymat anësore të ujit gjithnjë e më shumë vazhdon të gërryejë tokën duke iu afruar themeleve të pallateve aty pranë.

Alarmi për rrezikshmërinë që paraqet Zaranika në dimër u dha që në stinën e verës atëherë kur punimet mund të kryenin me lehtësi për shkak të thatësirës. Qeveria nuk dërgoi fonde. Shteti ia vuri fajin një firme ndërtimi që u mor me meremetimin e shtratit të përroit, por ai sërish u shëmb.

Firma u ankua për mungesë fondesh ndaj riparimi i një pjese të dëmtuar nuk qe i plotë. Ndërkohë që banorët e lagjeve aty pranë jetojnë të alarmuar në shtëpitë e tyre./tvklan.al






Të ngjashme