Rreziku që vjen nga qetësuesit e zakonshëm


Rreziku që vjen nga qetësuesit e zakonshëm

19:07 01/10/2016

Qetësuesit e zakonshëm janë të përdorshëm nga të gjitha moshat, por sipas një studimi duhet të bëjmë kujdes pasi shkakton probleme në zemër. Ilaçet anti – inflamatore, të tilla si ibubrofeni apo naproxeni, zakonisht përdoren për trajtime dhimbjesh të përgjithshme në trup.

“British Medical Journal” ka bërë një studimin në 10 milionë njerëz deri në moshën 77 – vjeçare, të cilët merrnin të tilla preparate.

Ekspertët britanikë thanë se probabiliteti për të dhënë më tepër shqetësime ishin pacientët mbi moshën 65 – vjeç.

Ky studim ka analizuar të dhënat e 10 milionë personave në Britani, Holandë, Itali dhe Gjermani krahasuar me njerëzit që nuk i përdorin të tilla ilaçe.

Shkencëtarët nga Universiteti i Milano-Bicocca në Itali, tregojnë se ata që marrin të tillë qetësues rrisin me 19% rrezikun për të përfunduar në spital me infarkt në zemër.

Sipas profesorit Peter Weissberg, drejtor i “The British Heart Foundation”, marrja në mënyrë të vazhdueshme të këtyre medikamenteve mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak dhe personat që vuajnë nga zemra nuk duhet të përdoren të tilla ilaçe.

Gjithashtu, personat që vuajnë nga hipertensioni, diabeti, apo edhe problemet me veshkat duhet të bëjnë kujdes me të tillë qetësues sidomos kur janë mbi 65 vjeç.

Ekspertja Helen Williams i ka tërhequr vëmendjen të rinjve që marrin rregullisht hape si ibubrofeni, t’i përdorin në rastet e ndonjë dhimbjeje muskujsh dhe jo në rastet e dhimbjes së kokës./tvklan.al






Të ngjashme