Zbardhet vendimi i Kushtetueses për “Nënpunësin Civil”


Zbardhet vendimi i Kushtetueses për “Nënpunësin Civil”

15:33 05/02/2014 gjyqtaretGjykata Kushtetuese i jep fund diskutimeve dhe hamendësimeve mbi aktin normativ të Qeverisë, që shtynte me 6 muaj fillimin e efekteve të ligjit konsensual për nëpunësin civil të miratuar më 30 maj të vitit të kaluar në kuvend.

Trupi gjykues shpalli me vendim dhe arsyetim, se akti normativ i qeverisë i 30 shtatorit, ashtu sikundër edhe ligji miratues i këtij akti nga Kuvendi, janë në kundërshtim me Kushtetutën. Këtë qendrim mbajtën 5 nga 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Katër të tjerët janë shprehur në favor të pretendimeve të qeverisë.

Arsyetimi i shumicës së gjyqtarëve konkludon se qeveria, me aktin normativ, ka ndërhyrë dhe ka marre kompetencën eksluzive të Kuvendit në miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave të të gjithë deputetëve, pra të paktën 84 vota.

Gjykata kushtetuese argumenton se nuk jemi në kushtet e nevojës dhe urgjencës që legjitimojnë nxjerrjen e një akti normativ dhe për më tepër ky akt sipas saj, ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve pasi qeveria ka dalë mbi komptencat e kuvendit.

Përmes zbardhjes së vendimit të gjykatës kushtetuese të gjithë të larguarve nga puna u lind e drejta që të rifitojnë të drejtat e humbura.

 

 

 

 





Të ngjashme