Rrëzimi i avionit rus, gjendet një nga kutitë e zeza


Rrëzimi i avionit rus, gjendet një nga kutitë e zeza

09:30 27/12/2016

Dy ditë pas tragjedisë është gjetur njëra nga dy kutitë e zeza të avionit rus, që u rrezua në Detin e Zi.

Ajo është në kushte të mira dhe është dërguar menjëherë në Moske për ekzaminime të mëtejshme mbi shkaqet e rrëzimit të avionit.

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se operacionet e kërkimit ne zonën e tragjedisë vazhdojnë pa ndërprerje.

Ndërkohë 3 trupat e pajetë, të gjetura mëngjesin e sotëm, iu shtohen 12 trupave të viktimave të kësaj tragjedie që janë nxjerre deri tani ne sipërfaqe.

30 anije me mbështetjen e dronëve dhe helikopterëve po kërkojnë për gjetjen e trupave të viktimave.

92 personat që ndodheshin në bordin e avionit ushtarak “Tupolev 154” humben jetën pas rrëzimit të tij në Detin e Zi, në itinerarin nga Soçi drejt Sirisë./ tvklan.al

 

 






Të ngjashme