Rrëzimi i murit në Mitrovicë, Serbia: Merita jonë!
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç deklaroi se rreth orës 2:30 është arritur marrëveshja për murin e ndërtuar në veri.
Sipas mediave serbe, Gjuriç tha se kjo marrëveshje është bërë falë punës diplomatike të qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.
Sipas tij, Beogradi ka treguar angazhim për dialogun, duke treguar seriozitet në zbatimin e marrëveshjeve. E kundërta, sipas Gjuriç, vlen për Prishtinën, së sipas tij nuk ka bërë asnjë hap për krijimin e Asociacionit.
Më herët qeveria e Kosovës bëri të ditur se është arritur marrëveshja për shembjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës./tvklan.al