Rrëzimi i Prokurorit të Përgjithshëm (2006)
Autori: Blendi Fevziu
22:35 04/05/2006Tema për Prokurorin e Përgjithshëm ka qenë e nxehtë gjatë gjithë këtyre muajve por duket se këtë javë ka kulmuar pas ngritjes së komisionit për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky komision kërkon të shkojë drejt rrëzimit të Prokurorit të Përgjithshëm, gjë që maxhoranca nuk e fsheh më tashmë. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Preç Zogaj deputet i PD, Ilir Rusmajli deputet i PD, Elmaz Sherifi deputet i PS, Arben Isaraj deputet i PS.
“Partia Demokratike ka ardhur në pushtet me një mision që të rivendosë shtetin ligjor, të luftojë krimin dhe korrupsionin. Ky mision duhet që medoemos instrumentin vendimtar në këtë luftë ta kthejë në pozicionin e vet ligjor. Prokurori i Përgjithshëm në bazë të një mori shumë të madhe faktesh i ka treguar qytetarëve se është në shkelje flagrante të ligjit duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm vendit. Parlamenti duhet të bëhet zot i përgjegjësive të veta, të hetojë veprimtarinë”, tha Rusmajli./tvklan.al
Të ftuar: Preç Zogaj deputet i PD, Ilir Rusmajli deputet i PD, Elmaz Sherifi deputet i PS, Arben Isaraj deputet i PS.