Rrëzohen akuzat për korrupsion për Platini
Çështja Platini merr një kthesë të papritur. Komisioni Etik i FIFA – s rrëzoi akuzat për korrupsion të ish – presidentit të UEFA – s, i cili vite më parë dyshohet se mori 2 milionë franga zvicerane nga Sepp Blatter si shpërblim për këshillim në FIFA gjatë preiudhës 1999 – 2002.
Ndryshimi i akuzës vjen pak para marrjes në shqyrtim të çështjes nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv që do të mblidhet të premten në Lozanë. Michel Platini kërkon shfuqizimin e vendimit që e pezullon për 6 vite të mos jetë pjesë e aktiviteve futbollistike. Platini në një deklaratë për mediat ndërkombëtare tha se tani do të dalë e vërteta dhe do të bëhet drejtësi.
Vitin e kaluar FIFA kërkoi përjashtimin përjetë të Michel Platini dhe Sepp Blatter, por masë u bë 6 vjet. Të dy e dërguan çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Endrit Sauku/Tv Klan