Rrëzohet aeroplani në Portugali që “luftonte” me zjarrin


Rrëzohet aeroplani në Portugali që “luftonte” me zjarrin

19:08 20/06/2017

Një aeroplan që po përpiqej të shuante flakët e zjarrit në pyjet e Portugalisë duke hedhur ujë, është rrëzuar në komunën e Pedrogao Grande.

Deri tani nuk ka informacione nëse ka të vdekur apo të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit.

Prej disa ditësh vazhdojnë zjarret në Portugali dhe aeroplanë nga disa shtete kanë shkuar të ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

Nga zjarret në pyje zyrtarisht thuhet se kanë humbur jetën 64 persona, e konsideruar si tragjedia më e madhe në Portugali. Shumë prej viktimave u dogjën brenda makinave të tyre gjatë përpjekje për t’u larguar nga zonat ku ra zjarri.

/tvklan.al






Të ngjashme