Rrëzohet autobusi, 36 të vdekur
Një autobus turistësh është rrëzuar në Korenë e Veriut duke u marrë jetën të paktën 36 personave. Sipas Reuters, mësohet se 32 nga viktimat janë shtetas kinezë dhe 4 koreano-veriorë.
Viktimat janë konfirmuar nga Ministria e Jashtme kineze. Gjithashtu edhe dy shtetas kinezë janë në gjendje të rëndë.
Aksident tragjik ndodhi në provincën Hwanghae veriore mbrëmjen e së dielës.
Turistët kinezë përbëjnë rreth 80 përqind të të gjithë vizitorëve të huaj në Korenë e Veriut. Të dhënat tregojnë se turizmi gjeneron të ardhura prej rreth 44 milionë dollarësh çdo vit për vendin e izoluar.
Në fillim lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter të televizionit shtetëror të Kinës, ku thuhej se një autobus kishte rënë nga ura duke vrarë më shumë se 30 persona, por më pas është fshirë.
Më vonë pamjet e autobusit të rënë janë publikuar në kanali kryesor të televizionit shtetëror të Kinës.
/tvklan.al