Video/Momenti i rrëzimit të avionit të Maltë
Në këtë video të postuar nga mediat ndërkombëtare tregohet momenti i rënies së avionit në Maltë, ku humbën jetën 5 persona.
Avioni i vogël mësohet se u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Maltës, rreth orës 7:20 me orën lokale.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se avioni ishte përkulur papritur nga njëra anë dhe më pas kishte përfunduar menjëherë në tokë.
Pamjet e publikuara në internet të xhiruara nga një tjetër avion, tregojnë mjetin fluturues në flakë dhe tym të madh që ngrihet drejt qiellit, ndërsa pasagjerët mund të dëgjohen duke qarë.
Avioni mësohet se kishte si destinacion qytetin Misrata të Libisë.
Sipas raportimeve të mediave vendase, viktimat janë 2 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 3 zyrtarë të doganës franceze, të nisur në një mision kundër trafiqeve të paligjshme në Mesdhe.
Fillimisht u raportua se në bord ndodheshin zyrtarë të agjencisë së kufirit të Bashkimit Europian, Frontex. Megjithatë sipas “
The Independent
“, një zëdhënës deklaroi më vonë se në avion nuk kishte patur asnjë anëtar të stafit./tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/UaQgIn6aw5w