Rrëzohet helikopetri i Ministrisë së Rendit (30 Korrik 1999)


Rrëzohet helikopetri i Ministrisë së Rendit (30 Korrik 1999)

14:20 30/07/1999

Zona e Pinetit mbi fshatin Ndroq ka qënë sot dëshmitare e një aksidenti tragjik ajror. Pas një avarie të rëndë helikopteri i Ministrisë së Brendshme në bordin e të cilit ishin 6 police është rrëzuar dhe ka vdekur në vend polici Fadil Adushi nga Mallakastra, 31 vjeç i martuar dhe me fëmijë. Ndërsa po ndiqnin tre grabitësit të cilët i kishin vjedhur një tregtari 60 milion lekë në Tiranë helikopteri është rrëzuar në këtë zonë.

Në helikopter ndodhej dhe operativi i zonës Fadil Adushi i cili do të orientonte pilotët në zonën e vështirë dhe plot kodra të thepisura. Më pas me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë të plagosurit dërgohen në Spital për tu kuruar ndërsa polici i vdekur dërgohet në morg. Akoma nuk dihet shkaku i avarisë por sipas ekspertëve ka pasur problem me motorrin./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme