Rrëzohet helikopteri në Irak, humbin jetën 7 ushtarë amerikanë
Shtatë ushtarë amerikanë mendohet të kenë vdekur në Irak, pasi një helikopter ushtarak është përplasur.
Helikopteri HH-60 Pave Hawk u rrëzua pranë Al-Qaimit, një qytet në provincën Anbar, afër kufirit sirian, pasi ka goditur një shtyllë elektrike.
Një zyrtar i SHBA-ve, duke folur në kushte anonimiteti, tha se deri më tani nuk ka shenja që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë sulmi.
Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA konfirmoi se një avion ushtarak amerikan që mbante anëtarë të shërbimit të Uashingtonit u rrëzua në Irakun perëndimor, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Shtetet e Bashkuara pranojnë se ka rreth 5,200 trupa në Irak që janë pjesë e një koalicioni që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik./tvklan.al