Rrëzohet ndërtesa, vdesin mbi 40 persona
Rreth 40 persona mësohet se kanë gjetur vdekjen, pas shembjes së një platforme në Kinë. Sipas mediave raportohet se dhe një numër i madh personash kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ka ndodhur në një termocentral në qytetin Fengçeng, në provincën jugore të Jiangxi, ku një kullë e ftohjes ka qenë në ndërtim e sipër. Më shumë se 200 zjarrvikës po punojnë për nxjerrjen e viktimave, pasi pritet që numri i tyre të rritet.
Aksidentet fatale janë të shpeshta në zonat industriale të Kinës, ku ka gjithnjë e më shumë kërkesa për rritje të standardeve të sigurisë./Tv.Klan.al