Rrëzohet Qeveria e Rumanisë
Parlamenti i Rumanisë ka rrëzuar dje qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Florin Citu. Kriza në qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.
Kjo ndodhi pasi Kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga qeveria e tij, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.
Deputetët e USR-së iu bashkuan të martën partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.
Nga 318 deputetët e pranishëm, 281 votuan për rrezimin e qeverise. Citu, 49 vjeç, ka qenë Kryeministër që nga zgjedhjet parlamentare të Dhjetorit.
Rënia e qeverisë kërcënon të thellojë më shumë krizën me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.
Klan News