Rriten çmimet e fruta-perimeve – (4 Shtator 2000)


Rriten çmimet e fruta-perimeve – (4 Shtator 2000)

15:11 04/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në treg çmimet janë rritur nga 10% deri në dy herë. Në përgjithësi kanë pësuar ngritje prodhimet bujqësore. Sipas specialistëve kjo rritje është normale, pasi stina e këtyre frutave dhe perimeve po largohet. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë Artur Galanxhi shpjegon:

Artur Galanxhi:- “Periudhat që dalim jashtë sezonit, që është periudha pas Shtatorit dhe deri në Pranverë, çmimet marrin vlera më të mëdha”.

E veçanta e verës së këtij viti ishte rritja e prodhimit vendas. Sipas zëdhënësit Galanxhi, shteti ka mbajtur në kuota maksimale tarifat në dogana, me qëllim që të shiten mallrat e fermerëve tanë. Gjithashtu janë ulur çmimet e shitjes për farat dhe lëndët e para të bujqësisë. Pra këtë verë fshatari ynë ishte disi më i privilegjuar.

Ndërkohë arsyeja tjetër e rritjes së çmimit janë edhe spekulantët. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe ngritja e ushqimoreve./tvklan.al  






Të ngjashme