Rriten çmimet për artikujt shkollor – (29 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Fillimi i vitit të ri shkollor kërkon impenjime. Përveç vullnetit për të mësuar nevojiten edhe mjetet e punës. Shitja e artikujve shkollor këto ditë ka shtuar fluksin e blerjeve. Më të predispozuarit janë fëmijët, të cilët i duan të gjitha, por çmimet janë si gjithmonë të larta.
Artikujt janë nga më të ndryshmit duke filluar që nga çantat, fletoret, librat deri tek lapsat me ngjyra dhe goma. Të gjitha këto mallra në treg vijnë nga Kina e Turqia dhe shiten gati dyfishin e çmimit. Një vit më parë artikujt shkollor ishin rreth 30% më lira pasi në treg qarkullonin ende ndihmat e ardhura për Kosovën./tvklan.al