Rriten depozitat në banka, kryesojnë bankat private (7 Shtator 2000)
U zhvillua mbledhja e këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë i cili pasi shqyrtoi propozimet e bëra nga disa departamente të bankës, vendosi të miratojë liberalizimin e niveleve të interesave tre mujore për bankat me kapital tërësisht shtetëror. Kjo masë është rrjedhojë e veprimeve të deritanishme dhe domosdoshmëri e kohës.
Gjatë këtij 6 mujori, llogaritur dhe depozitat e klientëve, e kanë rritur tepricën e tyre rreth 3.5 miliard lekë, krahasuar kjo me fundvitin 1999. Edhe në këtë fushë, rritja e ndjeshme shihet në grupin e bankave private. Depozitat gjithsej janë rritur me 1.6 miliard lekë në bankat private me kapital të përbashkët dhe 1.8 miliard lekë në bankat me kapital tërësisht shtetëror./tvklan.al