Rriten investimet nga shtetet e njohura si parajsa fiskale


Rriten investimet nga shtetet e njohura si parajsa fiskale

15:50 24/12/2020

Paraja jashtë bankave arrin në 2.673 miliardë € në fund të Tetorit

Investimet e huaja nga shtete të cilat nuk tregojnë origjinën e parave janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2020, me një normë 17% më të lartë se një vit më parë.

Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve të shteteve, të dhënat e të cilave nuk publikohen për arsye konfidenciale, arritën gjatë këtij 9-mujori në 288 milionë euro, duke u rritur me 50 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Pozicioni i investimeve të huaja nga shtete të njohura si parajsa fiskale, si Qipro, Panama dhe Ishujt Virxhin, arritën këtë vit në 587 milionë euro, ku investimet nga Qipro kishin rritjen më të madhe.  

E kundërta ka ndodhur me investimet e ishujve Kajman, edhe këta të njohur si një shtet offshore që nuk tregon origjinën e pronarëve të kompanive. Në investimet e këtyre firmave në ishujt Kajman kanë shkuar 70 milionë euro investime.

Në fund të muajit Tetor paraja jashtë kanaleve zyrtare që qarkullon në formën e cash-it, arriti në 2 miliardë e 673 milionë euro, dukë pësuar një rritje me 387 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Tv Klan






Të ngjashme