Rriten kërkesat për çerdhet dhe kopshtet publike
Nga Shtatori, kopshti i Saukut do të ofrojë shërbim me drekë për fëmijët që e frekuentojnë. Pas përfundimit të rikonstruksionit, krahas shtimit të ambienteve të reja, ky kopsht është paisur edhe me kënd lojrash për fëmijët.
Investimet dhe cilësia e shërbimit, sipas Kryebashkiakut ka çuar në rritje të kërkesave për t’u regjistruar në institucionet publike.
Bazuar në planet e Bashkisë, Shtatori do t’i gjejë të rikonstruktuara të gjitha kopshtet, shkollat, e çerdhet e kryeqytetit.
Tv Klan