Rriten kreditë e këqija, arrijnë 18.9% në tremujorin e parë të 2016
Misioni i Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e lartë të kredive me problem në vend nuk po jep rezultatet e prishtme.
Të paktën këtë tregojnë vetë statistikat zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore për tremujorin e parë të këtij viti.
Treguesi i kredive me probleme shënoi një rritje të fortë në periudhen Janar-Mars 2016 .
Nga 17.7% që ishte në tremujorin e fundit të 2015-tes , në tremujorin e parë 2016 kreditë me problem arritën në 18.9% , me një rritje prej 1.2 pikë përqindjeje.
Sipas ndarjes së bërë nga Banka e Shqipërisë, në rritjen e kredive me probleme, kanë ndikuar pothuajse të gjitha kategoritë e klasifikuara si hua e keqe.
Ndikimin më të madh duket se e ka dhënë rritja e kredisë, që nuk ka shpresë kthimi më në banka , me mbi 365 ditë vonesë. Nga 9.45 % që ishin kreditë e humbura në fund të 2015 në Janar-Mars 2016 ato kanë arritur në 9.68% duke u rritur me 0.23%.
Kreditë që kanë vonesë kthimi nga 90 ditë deri në 180 ditë në banka , që ndryshe njihen si hua nënstandarte kanë shënuar një rritje me afro 0.4%
Ndërsa kredia që ka 181-365 ditë vonesë në sistemin bankar u rrit me 0.6%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesën më të madhe të kredive me probleme e kanë afro 35 kompani të mëdha në vend. Kur flasin për përqëndrimin e kredive me probleme ekspertë të Bankës i janë referuar në veçanti dy kompanive; Armo dhe Kurum , ku sipas tyre është përqendruar sasia më e madhe e kredisë me probleme.
Tv Klan