Rriten lehtë huatë me probleme


Rriten lehtë huatë me probleme

17:54 10/06/2020

8.28% kredi të këqija kundrejt totalit të portofolit

Në fund të muajit Prill portofoli i kredive me probleme është rritur lehtës krahasuar me Marsin, duke vijuar një tendencë rritëse për dy muaj rresht për shkak të pandemisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kreditë e këqija zënë 8.28% të totalit të huasë në sistemin bankar në Prill, nga 8.21% që ishte ky raport në Mars dhe 8.18% në fund të Shkurtit.

Efektet e tendencës në rritje të kredive me probleme ishin të pritshme, edhe pse gjatë kësaj periudhe ka funksionuar moratorumi i ngrirjes së pagesës së kësteve mujore për bizneset dhe individët e prekur nga situata që shkaktoi bllokimi i ekonomisë së COVID-19.

Tv Klan






Të ngjashme