Rriten rastet e helmimeve nga ushqimet
Të paktën 50 kryeqytetas helmohen çdo ditë nga ushqimet që konsumojnë. Mjekët infeksionit thonë se urgjencat kanë ardhur në rritje me nisjen e stinës së nxehtë, ndërsa paralajmerojnë shtim të rasteve në muajt në vijim.
Për t’i shpëtuar helmimeve dhe dehidrimeve kur temperaturat i kalojnë 40 gradë, mjekët kërkojë që të bëhet kujdes me ushqimin, veçanërisht atë që konsumohet jashtë shtëpisë.
Konsumimi i sa më shumë lengjeve dhe evitimi i daljeve në orët e pikut, është një tjetër këshillë e vlefshme për të kaluar pa probleme stinën e verës.
Tv Klan