Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor
Frika, ankthi dhe çrregullimet e mendimit janë sot problemet më të shprehura të shendetit mendor të cilat po njohin rritje çdo ditë.
Arjana Reli, psikiatre:
Numri ka ardhur në rritje, jo vetëm për faktin se janë rritur problemet, por edhe ndërgjegjësimi i tyre për të kërkuar ndihmë. Më tepër janë çrregullimet e ankthit. Por nuk mungojnë dhe çrregullimet e humorit, mendimit, personalitetit, si dhe problemet e prapambetjes mendore.
Trajtimi me medikamente është i pashmangshëm për të gjitha rastet që paraqiten tek psikiatri.
Shpesh pacientët me probleme të shendetit mendor, duke vetëgjykuar se po krijojnë varësi ndaj medikamenteve e ndërpresin trajtimin dhe kjo sipas psikiatres është shumë e dëmshme.
“Jo vetëm që rezultati që është marrë mbetet i pjesshëm, por mund të kemi edhe rikthmin të shenjave me një rëndesë akoma më të madhe”.
Terapitë mjeksore sipas psikiatres janë të mirëpërcaktuara, ndërsa thekson se përdorimi pa kriter i mediakmenteve kundër ankthit janë ato që mund të çojnë në varësi.
Tv Klan