Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor, specialistët: Izolimi nuk është zgjidhje


Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor, specialistët: Izolimi nuk është zgjidhje

16:49 18/08/2016

Ngjarja makabre e Palasës, ku një i sëmurë mendor vrau të afërmin e tij 12-vjeçar, ka ngritur edhe njëherë debatin se si trajtohen këta persona pas daljes nga spitali.

Specialistët e shëndetit mendor japin alarmin se numri i këtyre personave po vjen në rritje.

Ish-Shefi i Komisariatit të Policisë së Vlorës, Agim Basha, bëri një deklaratë, ku tha se vetëm në Vlorë janë 1600 persona me probleme mendore, të cilët mund të shfaqin rrezikshmëri për shoqërinë. Megjithatë, ekspertët janë të mendimit se izolimi i tyre nuk është zgjidhje.

Kryeqyteti ka 3 qendra të shëndetit mendor. Sipas specialistëve, personat që janë të kartelizuar ndiqen rregullisht prej tyre. Problem mbeten rastet kur nuk kanë familjarë, dhe që shpesh përbëjnë rrezik edhe për bluzat e bardha.

Tv Klan






Të ngjashme