Rriten sërish infektimet ditore në Francë


Rriten sërish infektimet ditore në Francë

15:34 31/01/2021

Ekspertët: Mutacioni britanik përgjegjës për 10% të rasteve

Në dallim nga tendenca globale e rënies së shifrave të infektimit, Franca po ecën në drejtim të kundër.

Këtë 24 orësh, infektimet ditore në këtë vend e renditën Francën në krye të kontinentit, madje edhe më lart se Britania e Madhe nga ku e ka origjinën varianti i ri më infektues i koronavirusit.

Mbi 24 mijë infektime të reja u shënuan këtë 24-orësh, nivel i paarritur qëkurse u shpallën masat e ashpra bllokuese në fillim të kësaj valës së nisur në muajin Tetor.

Ekspertët francezë thonë se në vend, mutacioni britanik është përgjegjës për 10% të rasteve të reja. Megjithatë, presidenti Emanuel Macron refuzoi të shpallte bllokimin e tretë kombëtar pavarësisht kësaj tendence.

Ai tha se kjo mundësi po shqyrtohej prej ditësh, por shprehu besimin se qytetarët francezë do të tregohen të përgjegjshëm për ta shmangur këtë masë ekstreme.

Për nga shifrat e viktimave Franca renditet e fundit në kontinent, ndërsa në vendet e tjera europiane shifrat e viktimave vijojnë të përbëjnë shqetësim.

Tv Klan






Të ngjashme