Rritet bilanci i viktimave në Irak


Rritet bilanci i viktimave në Irak

11:30 04/07/2016

Ka shkuar në 165 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës i ndodhur ditën e djeshme në Bagdad.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, ndërsa numëri i të plagosurve ka shkuar në 225.

Qeveria irakene ka shpallur 3 ditë zi kombëtare, ndërkohë që të shumta kanë qenë homazhet në zonën e Karradës, ku ndodhi dhe sulmi terrorist.

Ditën e djeshme dy autobomba shpërthyen, në zonën tregtare ku shumë qytetarë bënin blerjet për festën e Bajramit.

Sulmi erdhi pasi forcat shiite morën nën kontroll qytetin e Falluxhës, një prej bastioneve të Shtetit Islamik./tvklan.al






Të ngjashme