Rritet bilanci tragjik nga zjarret
Rritet sërish bilanci i viktimave nga zjarret e fuqishme në Kaliforni. Trembëdhjetë trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nga autoritetet, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Trupat u gjetën kryesisht në qytetin e djegur Paradise. Të patën 228 persona rezultojnë të zhdukur. Zjarri ka tejkaluar tashmë fatkeqësinë e parkut Griffith në vitin 1993, ku mbetën 31 të vdekur.
Rreth 250 persona janë detyruar që të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut. Shumë banesa dhe objekte janë shkatërruar nga zjarri i tërbuar, dhe shumë të tjera janë në rrezik.
Kryebashkiaku i qytetit Paradise, që është zona më e prekur nga zjarret, i tha CNN se situata “ishte tepër e frikshme”. Disa trupa të pajetë u gjetën brenda në makina. Ndër viktimat janë edhe të moshuarit, të cilët nuk mundën të largoheshin në kohë, ose edhe njerëzit që vendosën të mos braktisin shtëpitë e tyre pavarësisht urdhërave të evakuimit. Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se gjetja e trupave mund të zgjasë disa javë.
/tvklan.al