Rritet çmimi i kartave telefonike (19 Nëntor 1998)


Rritet çmimi i kartave telefonike (19 Nëntor 1998)

14:34 19/11/1998

Prej mëse një jave qytetarët janë ndeshur me rritjen e çmimit të kartave telefonike. Një impuls tani shitet 400 lekë të vjetra. Një kartë me 200 impulse rrjedhimisht kushton 80 mijë lekë, aq sa është edhe rroga mujore e një nënpunësi të shtetit. Në sportelet e postës nuk mund të gjesh asnjë kartë telefonike me çmimin e mëparshëm. Telekomi ka sjellë nga jashtë vendit miliona të tilla por që akoma nuk kanë filluar të hidhen në treg. Shitja e këtyre impulseve po sjell fitime të shumta por fatkeqësisht jo në arkën e shtetit./tvklan.al

Gazetar: Roland Zili






Të ngjashme