Rritet dollari (12 Dhjetor 1999)
Dollari amerikan kryeson në tregun e zi valutor. Javët e fundit të Dhjetorit shënojnë rritje të dollarit i cili pikun e tij e ndjen çdo fundviti. Edhe këtë vit kursi i këmbimit të euros ka pësuar rënie e cila favorizoi dollarin. Një muaj më parë dollari amerikan blihej me 1.32 lekë ndërsa tani ai blihet me 1.36. Nga luhatjet e ekonomisë globale varet dhe rritja e dollarit.
Valuta krahasuar me një muaj më parë rritet 3 %, por edhe çmimet rriten njëkohësisht. Puna e kambistëve që shkëmbejnë çdo ditë ka rënie krahasuar me një vit më parë, pasi ka ndikuar rënia e treguesve makroekonomike. Ndihmat e ardhura për kosovarët krijuan një mbingarkesë të tregjeve tona./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti