Rritet frika në Turqi, Presidenca: Mund të ketë tentativë tjetër për grusht shteti
“Një tentativë e re për puç ushtarak mund të shënohet në çdo moment në Turqi”. Është kjo deklarata e fundit nga Presidenca Turke, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter.
“Është e domosdoshme që qytetarët të qëndrojnë në rrugë për t’i mbajtur nën kontroll, rebelët potencialë”, theksohet në mesazh.
Operacionet për vënien nën kontroll të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura janë në zhvillim e sipër, deklaroi një zyrtar turk. Forcat speciale të policisë dhe ushtria marrin pjesë në këto operacione.
Më herët në mëngjes pati të shtëna armësh brenda mureve të shtatmadhorisë.
/tvklan.al