Rritet konsumi i alkoolit
Rritet konsumi i alkoolit në botë dhe sipas studimeve e statistikave të mbledhura nga Universiteti i Dresdës, ky trend do të jetë në rritje të paktën deri në vitin 2030, kur mendohet se gjysma e popullsisë botërore do ta konsumojë. Ndërsa 23% mendohet do të teprojë sasinë e alkoolit të konsumuar të paktën një herë në muaj.
Sipas përllogaritjeve rezulton se në vitin 1990, tek të rriturit konsumi ka qenë mesatarisht 5.9 litra në vit, në vitin 2017, 6.5 litra dhe në 2030 mendohet të arrijë në 7.6 litra.
Vendet në të cilat është më e theksuar rritja e konsumit të alkoolit janë India dhe Vietnami, më pas të gjitha vendet në zhvillim, ndërsa Rusia, Britania dhe Peru kanë rënie domethënëse të nivelit të konsumit.
OBSH kishte caktuar prioritete për uljen e sasisë së alkoolit në botë dhe sipas parashikimeve objektivat nuk do të përmbushen. Kjo bën që të jetë ende një ndër faktorët kryesorë që do ndikojë negativisht në shëndetin e njerëzve, madje impakti do të jetë më i madh.
Klan Plus