Rritet ndjeshëm sektori i ndërtimit në vend (27 Maj 2000)
Sipas të dhënave të botuara nga Instituti i Statistikës për vitin 1998 ndërtimi ka qënë një ndër veprimtaritë më të rëndësishme ekonomike në Shqipëri. Tek ne numërohen mbi 1100 ndërmarrje ndërtimi dhe mbi 11 mijë punonjës. 95 % e ndërtimeve janë në sektorin privat dhe afërisht gjysma e tyre janë banesa, ndërsa pjesa tjetër janë mjedise shëndetësore social kulturore dhe objekte kulti.
Ndërsa hotele, ndërtesa industriale dhe tregtare janë të pakta në numër ashtu dhe në vlerë. Kjo shpërndarje tregon se ende nuk është krijuar klima e favorshme për të investuar në prodhim apo në turizëm. Ndërsa vetë ndërtimi në vitin 1998 shënoi prodhim prej 15 miliard lekësh dhe një rritje prej 21 % në krahasim me vitin 1997./tvklan.al