Rritet niveli i ujit, evakuohen dy lagje të qytetit


Rritet niveli i ujit, evakuohen dy lagje të qytetit

21:07 07/01/2010

Kjo ka qenë situatë gjatë paradites në zonën e NënShkodrës. Forcat e Ushtrisë kanë shtrirë operacionin e evakuimit në fshtatrat Dajç, Mushan, Shirq, Derragjan dhe Samrish, pas rritjes së shpejtë të nivelit të ujit në zonat e banuara.

Evakuimi i pjesës më të madhe të banorëve është bërë përmes helikopterëve të ushtrisë. Shumë prej familjeve, që deri dje refuzonin evakuimin, largohen vullnetarisht nga shtëpite e tyre edhe gjatë mesnatës.

Rritja e nivelit të ujit ka bërë që të nisë edhe evakuimi i dy lagjeve të Shkodrës, Bahçallëk dhe Ajasem.  Vërshimi i ujërave ka bllokuar tërësisht kthesën e Bërdicës, që lidh Shkodrën me Komunën e Dajçit. Drejt zonave të përmbytura mundën të kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë.

Sipas vlerësimeve të bëra nga Drejtoria e Bujqësisë,  në komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë e Bushat janë përmbytur reth 4786 ha tokë, 870 shtëpi dhe janë evakuuar 527 familje. Në komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë e Bushat. 200 kokë bagëti në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunën Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë, janë larguar nga Forcat e Ushtrisë, të cilat vijojnë pa ndërprerje operacionin e evakuimit.

Tv Klan






Të ngjashme