Rritet numri i abonenteve të AMC, tarifat nuk ndryshojnë – (22 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
4 vjet më parë në Maj të vitit 1996, në vendin tonë filloi shërbimi i telefonave celularë. Rrjeti u krijua në mënyrë të tillë që të lejonte deri në 15 mijë abonentë. Abonimi me kontratë pranë AMC-së, u cilësua si një ndër tarifat më të shtrenjta në botë. Vetëm rreth një vit më parë, telefonia e lëvizshme celular u privatizua nga nja kompani greko-norvegjeze, Telenor Cosmote.
Tani janë rreth 30 mijë abonentë të regjistruar me numra pranë AMC. 9 mijë prej tyre, disponojnë shërbimin më të ri të hedhur në treg një muaj më parë, Alba Kartën, e cila blihet në dyqan pa bërë kontratë. Shtimi i abonentëve, ka shtuar edhe problemet e shërbimit. Anomalitë e kohëve të fundit, sipas burimeve nga AMC-ja ndodhin për shkak të zgjerimit të rrjetit, por ende ky shërbim nuk është përmirësuar.
Pavarësisht se problemet vazhdojnë në rrjet, tarifat gjithsesi mbeten të larta. Privatizimi i AMC-së, që solli në treg kartat e reja, solli për klientelën tarifa të larta, ku 1 minutë kushton 90 lekë të reja. Vetëm politika konkurruese, kur të fillojë operatori i dytë celularë, do mund të krijojë konkurrencë çmimesh./tvklan.al