Rritet numri i denoncimeve nga gra të dhunuara


Rritet numri i denoncimeve nga gra të dhunuara

14:22 11/06/2016

Rritet numri i denoncimit nga gratë e dhunuara në Shqipëri.

Dështimi i urdhrave të mbrojtjes ka bërë që shumë gra të jenë viktima të përsëritura të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike.

Rasti i Marsela Çaushajt, thotë Kryetarja e Shoqatës në Dobi të Gruas Shqiptare, është pasojë e dështimit të urdhërit të mbojtjes, ndaj sipas saj, duhet një strategji kombëtare për të shmangur këtë fenomen.

Më të ekspozuara ndaj kësaj dhune janë ato gra e vajza që nuk kanë formim e duhur arsimor, apo që vijnë kryesisht nga zonat rurale, si dhe ato me probleme ekonomike.

Vetëm në këto 5 muaj, në gjykatë janë paraqitur 331 raste me dhunë në familje, prej të cilave 119 kanë marrë urdhër të menjëhershme të mbrojtjes dhe 25 janë pajisur me urdhër mbrojtje.

Në Gjykatën e Tiranës janë në pritje 187 raste, që kërkojnë urdhër mbrojtje për shkak të dhunës në familjes.

Tv Klan






Të ngjashme